Pjesa e parë e ditës së sotme, do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët, në të gjithë vendin. Në zonat malore, herë pas here, do të ketë vranësira të lehta.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojmë me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare, por vranësira të shpeshta do të shfaqen në ekstremin verior, duke rrezikuar shi të dobët.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes. Edhe në mesditë ka rritje temperaturash, duke luhatur në vlerat ditore nga 10 gradë celsius deri në 27 gradë celsius.