Ka shkuar në 518 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë përditësimit të sotëm nga ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 24 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. “Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.” – apelon Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq Silva Bino bëri me dije se luftën me COVID-19 e ka humbur edhe një 64-vjeçare.