Tjetër vrasje në burgjet greke, masakrohet i riu shqiptar

Kronikë Kryesore Rajon/Botë

Një shqiptar është vrarë  me thikë në burgun e Trikallas, në Greqi. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 29 vjeçari është goditur me thikë në gjoks dhe këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes mësohet se ai është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Trikallas, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ende vijojnë hetimet. Kujtojmë që ky është i burgosuri i dytë shqiptar i vrarë brenda 20 ditësh.
Share: