Pak pas takimit me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në selinë e LSI-së, në selinë blu pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje.
Mësohet se sot në orën 16:00 Partia Demokratike pritet të zhvillojë një mbledhje me aleatët opozitarë.
Mësohet ndër të tjeta se kjo mbledhje pritet të jetë një rakordim përfundimtar për takimin e nesërm, ku do të prezantohen detyrat e qeverisë tranzitore.
Në një prenoncim për gazetarët, Basha tha se nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni opozitar për bllokimin e akseve kryesore në gjithë vendin.
“Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i PD.