Meta: Do largohem nga politika dhe Tirana, por jo jashtë shtetit, pasi t’i rikthej popullit të drejtën për referendum

Aktualitet Kryesore Politikë

Ilir Meta ka deklaruar se pasi t’i kthejë popullit të drejtën për referendum, do të largohet nga politika dhe nga Tirana.

Sipas Metës, Shqipëria duhet të qeveriset nga vetë shqiptarët dhe ata te vendosin për çdo gjë që e çmojnë të rëndësishme.

“Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për cdo gjë që ata e çmojnë të rëndësishme. Nëse populli shqiptar merr vendim unë do e zbatoj. 

Jo vetëm referendume për çështje madhore, por edhe për çështje lokale. Ligji është bllokuar që populli shqiptar të mos e ushtrojë këtë të drejtë. 

Populli ka vetëm një detyrë: të mos ikë nga sytë këmbët dhe të kërkoj të zbatohet e drejta për referendum. 

Unë e shoh si një mision dhe në momentin që do i rikthej popullit këtë do largohem nga politika dhe nga Tirana, por jo jashtë shtetit. 

E kam këtë detyrë e kam këtë mision që popullit shqiptar tja kthejmë këtë”, u shpreh Meta.

Share: