Meta nderon legjendën e Dinamos, tregon edhe një ‘sekret’ familjar: Magjistar triblimesh

Aktualitet

Figurën e tij e ka nderuar edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili e ka cmuar ate si nje magjustar te topit dhe ka treguar se e ndiqte qe heret ne shoqerine te te atit, nje tifoz jo i zakonshem i Dinamos.

“Si djali i një tifozi jo shumë normal të Dinamos e kam ndjekur shumë Dinamon e atyre viteve, një nga ngjarjet më emocionuese ishte kur topi prekej nga Zëri, ai ishte magjistari i triblimeve. Ishte lojtari kyç jo vetëm i Dinamos por edhe i Kombëtares”,- tha Meta.

Nderkohe qe duke e vleresuar ne planin njerezor, Meta tha: Në planin njerëzor ai ishte model në fushë dhe jashtë saj. Në fushë shkëlqente, madje shpeshherë e dëmtonin se s’kishin si e mbanin dhe kontrollonin. Shembull dhe model i brezave”.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit e quan Zërin magjistar.

“Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve ’70-’80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjurmë të pashlyera në futbollin shqiptar.
Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare.
I përjetshëm kujtimi i Zërit!”

Share: