Basha: Nuk do ta braktisim Reformën Zgjedhore, opozita e vendosur t’i japë shqiptarëve garancinë e votës

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se opozita dhe PD nuk e kanë braktisur asnjëherë tryezën e Reformës Zgjedhore dhe puna në të do të vazhdojë.

Basha tha se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një plan mafioz nga ana e kryeministrit Edi Rama për të penguar Reformën Zgjedhore dhe integrimin e vendit.

Kreu i PD u shpreh i bindur se forca që ai drejton dhe opozita e bashkuar nuk do ta lejojnë që kjo të ndodhë dhe t’i japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar TK do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.

Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në jë votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ne nuk do ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, tha Basha.

Share: