Në kushtet kur opozita e bashkuar ka hequr dorë nga mandatet e deputetit me pretendimin se vendi është kapur nga krimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kreut të saj, Klement Zguri iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar për t’i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin e Edmond Spahos. Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj.
Në qytetin e Shkodrës, KQZ-ja i ka kaluar mandatin Ambra Borovës, e cila i ka marrë mandatin ish-deputetit nga radhët e LSI-së, Agron Çelaj.