Protesta e opozitës që do të zhvillohet nesër po përqafohet edhe nga bizneset e vogla në Shkodër.
Sipas Dosja.al ata do të jenë nesër në Tiranë për të mbështetur opozitën në protestën e paralajmëruar të 16 marsit. Bizneset do të ulin qepenat duke iu bashkuar kështu thirrjes së opozitës.
Tregtarët janë shprehur se qeveria ka rritur taksat dhe se mbajtja e biznesit është e papërballueshme.
Sipas tyre askush nuk blen produktet e tyre 3-4 ditë në javë dhe se taksa mbi qeranë po e mbyt biznesin.
Ndërkohë ditën e sotme, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarë të Durrësit dhe mbështetës të PD në këtë qytet.
Opozita ka zhvilluar një valë protestash kundër qeverisë dy muajt e fundit. Opozita e bashkuar synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.