Zgjedhja e kreut të KMSH, Ylli Gurra: Ndërhyjnë “Gylenistët”

Aktualitet Kryesore Sociale

Zgjedhja e Bujar Spahiut në kryje të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është kundërshtuar nga kandidati tjetër Ylli Gurra. Në një dalje për Mediat Gurra shprehet se institucioni e KMSH-së është i kapur.

“Kërkova shtyrjen e zgjedhjeve. Për arsyje të merreshin pretendimet e besimtarëve. U vërtetua që përkundër dëshirës time të zjarrë për të drejtuar Komunitetin Mysliman, sot jemi përpara një fakti, ajo që e kam parlajmëruar, të një kapje të institucionit. Kryetari i KMSH ka ndërhyrë në këto zgjedhje. Ka patur presione dhe u është imponuar një titular i cili në 5 vite nuk i ka dhënë asgjë Komunitetit Mysliman. Ka organizëm oklut brenda KMSH. Gylenistët nuk janë pa ndikime në zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman”, – tha Ylli Gurra.

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”- tha ai.

Sipas tij, zanafilla është që në 8 mars të 2014, kur KMSH iu katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

“Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”- tha ai.

Share: