H.Pylori është një ndër bakteret më të rrezikshme për trupin e njeriut.
Ai jeton në zorrë dhe sipas statistikave nga CDC, më shumë se 66% e njerëzve e posedojnë atë në organizmin e tyre. Mënyra më e mirë për të kuptuar se ky bakter ndodhet në trup është përmes kontrollimit të simptomave. Simptomat përfshijnë mosrehati në bark, të vjella, fryerje barku dhe të përzierja.
Megjithatë, në përgjithësi, mjekët i trajtojnë infeksionet e kësaj natyre me antibiotikë. Por, për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve, shumica e medikamenteve mund të jenë jo-efektive.
Ekzistojnë disa forma natyrale të cilat mund të ndihmojnë me trajtimin e bakterit H.Pylori, një ndër to janë padyshim ushqimet. Jo në pak raste, problemet tona shëndetësore vijnë si pasojë e kequshqyerjes.
Këto janë ushqime të cilat kurojnë në mënyrë natyrale bakterin H.Pylori
– Probiotikët
– Farat e zeza
– Brokoli
– Çaji i gjelbër
– Hudhra