Në “Beverly Hilton Hotel”, si çdo vit, “Academy” mblodhi të nominuarit për çmimet “Oscar”, për një drekë gala, “Oscar Nominees Luncheon”. Pas saj, të gjithë u mblodhën për një foto, siç e do dhe zakoni. Presidenti i “Academy Awards”, John Bailey deklaroi se fotoja e këtij edicioni është ajo me numrin më të madh të femrave të nominuara. Eventi do të zhvillohet në “Dolby Theatre”, më 24 shkurt.
