Fatmir Xhafaj i liston qeverisë masat e menjëhershme që duhet të marrë, që nesër të mos jetë vonë!

Uncategorized

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kërkoi nga qeveria marrjen e një sërë masave nga ana e qeverisë për fatkeqësitë nga tërmetet.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, Xhafaj tha se tërmeti i rënë pak ditë më parë është paralajmërim për marrjen e një sërë masave.

Xhafaj: Tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund t’i parashikojmë, por dëmet e mëdha mund t’i parandalojmë.

Qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me to, të përgatiste dhe të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi.

Më së paku, është domosdoshmëri nevoja për evidentimin shkencor të dëmeve, një hartë të re sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmtetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme, rezervuarët, digat, urat, etj. E kemi të domosdoshme për të ngritur apo përmirësuar institucionet shkencore të këtyre fushave.

Përmirësimin e rregullave të ndërtimit, kontrollin e ndërtimeve, përgjegjësitë ligjore për këtë, mungesën e hapësirës për gjendjen dhe veprimin e emergjencës për situata të tilla dhe miratimin e protokolleve në situata të tilla. Ky tërmet i mirë na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë shumë vonë.

Share: