Këtë fundjavë u zhvillua në Tiranë Samiti i II i Diasporës, ku ishin ftuar shqiptarë të njohur që jetojnë jashtë.
Disa prej tyre e refuzuan ftesën për shkak të kritikave mbi shpenzimet për këtë samit, duke e konsideruar të padenjë që harxhohen fonde për dokjen ndërkohë që diaspora ka probleme reale të pazgjidhura ku këto fonde dhe të tjera duhen përdorur.
Ndër personat që folën dhe dhanë trofe për të ftuarit ishte edhe ministri – zv.ministër Gent Cakaj.
Megjithëse i mbrojtur me zell nga kryeministri – ministër, si djalë shumë i lexuar, Cakaj nuk e shfaqi dot këtë teksa u ngatërrua në përpjekje për të recituar disa vargje të e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit.
‘Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë’, u shpreh Cakaj.
Vargjet e sakta të poemës së Naimit janë:
“Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar / Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar / Nata atje’ shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë”.
Video mund të shihet këtu:
Ndërkohë rrjeti është mbushur me meme ironizuese për ministrin – zv.ministër.
Në meme është përfshirë dhe bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama.
Kjo për arsye, sepse në rrjete sociale përflitet se arsyeja pse i riu Cakaj u katapultua në postin më të lartë të diplomacisë shqiptare është lidhja e tij me vajzën e gruas së znj.Rama.