Fillesat e estetikës në Shqipëri, zënë fill tek Arbëreshët e Italisë

Kulturë Libri

Tradita e estetikës së mirëfilltë si shkencë teorike Shqipëri , ka qenë historikisht shumë e varfër.  Traktati i parë ishte libri “Parime të estetikës” i J.eronim De Radës, i botuar italisht më 1861. Në të trajtohen në frymën e doktrinave estetike, të përhapura në Europë, problemi i së bukurës, i së madhërishmes, i tragjikes, problemi i thelbit të artit, i veçorive të letërsisë nga kohët e lashta deri në mesin e shek. XIX.

Jeronim De Rada mbrojti mjaft parime të estetikës klasike, të spiritualizmit, pjesërisht edhe të estetikës së romantizmit. Në veprën e tij, ai preku edhe probleme filozofike, aspekte të traditës së letërsisë dhe të folklorit të Arbëreshëve të Italisë. Në të spikasin ndjenjat e sinqerta e të larta të atdhedashurisë së autorit.

Në epokën e Rilindjes Kombëtare  dhe pas vitit 1912, në periudhën e pavarësisë, nuk pati vepra të mirëfillta që të trajtonin në gjerësi e thellësi problematikën e estetikës, por pikëpamje të pjesshme estetike. Ato janë shprehur në vepra e studime që u kushtoheshin historisë së letërsisë shqiptare, teorisë së letërsisë, stilistikës e prozodisë ose analizave kritike të veprave të veçanta letrare shqipe, ose të huaja.

 

Përmendim në këtë kuadë, autorët e epokës së Rilindjes, si: V. Dorsa, M. Markianoi, Dh. Kamarda, F. Konica, L. Gurakuqi  e deri tek ata të periudhës së pavarësisë, si: F. Noli, A. Xhuvani, J. Rrota, M. Kuteli, V. Koça, T. Zavalani, B. Merxhani, K. Cipo, E. Çabej, S. Luarasi, N. Bulka, P. Marko -etj. Tërthorazi, ndikimi i ideve estetike mbi shkrimtarët tanë duket edhe përmes veprave të tyre artistike, por ato janë të shkrira në figuracionin artistik dhe nuk kanë trajtën e ideve teorike estetike (klasike, romantike, sentimentale, neoklasike, realiste).

 

 

Share: