Aplikacioni ‘StopCovid’ rrezik për të dhënat e përdoruesve

Aktualitet Kryesore Sociale

Të mërkurën ligjvënësit francezë debatuan për një program celular të mbështetur nga qeveria që do të paralajmërojë përdoruesit nëse ata kanë qenë në kontakt me një person të infektuar nga koronavirusi.

Aplikacioni StopCovid përdorimi i të cilit do të mbetet vullnetar është krijuar për të mbajtur nën kontroll për një periudhe dy javore përdoruesit që kanë qenë në afërsi me një të infektuar. Nëse ndonjë infektohet, ata informojnë platformën, e cila paralajmëron të tjerët.

Mbrojtësit e privatësisë kanë shprehur frikën se aplikacioni shënon hapin e parë drejt një shoqërie nën një mbikëqyrje të vazhdueshme nga interneti. Por në prill “watchdog” Francez CNIL, dha aprovimin e përkohshëm për StopCovid, ata thanë të martën se aplikacioni i plotësonte kërkesat ligjore për mbrojtjen e të dhënave, me masa mbrojtëse të shumta për të parandaluar abuzimin. Sidoqoftë, bënë një numër rekomandimesh për ta bërë aplikacionin edhe më të sigurt, përfshirë përmirësimin e cilësisë së informacionit të ofruar për përdoruesit, duke lejuar përdoruesit të kundërshtojnë informacionin e përbashkët dhe sigurimin e një opsioni për fshirjen e të dhënave të ruajtura.

Aplikacioni nuk do të mbështetet në gjeolokacionin, por përkundrazi përdor teknologjinë Bluetooth e cila lejon që telefonat celularë të komunikojnë me njëri-tjetrin në distanca të shkurtra. Nëse parlamenti francez jep miratimin e tij, StopCovid mund të jetë i disponueshëm në App store dhe Play Store nga kjo fundjavë.

Në Francë transporti publik ka rifilluar, megjithëse shumë njerëz ende punojnë nga shtëpia dhe shumica e shkollave duhet të rihapen përsëri. Baret, restorantet dhe parqet publike mbeten të mbyllura. Problemi se si të gjurmojmë përhapjen e koronavirusit me teknologjinë celulare ka ngjallur shqetësime për privatësinë edhe në disa vende të tjera pasi duan të heqin masat e rrepta të izolimit, sepse vendet shpresojnë të rifillojnë ekonomitë e tyre. Si rezultat i bllokimeve, në shumicën e vendeve pak njerëz janë ekspozuar ndaj virusit, dhe kështu nuk kanë imunitet dhe kanë rrezik të lartë të infektohen sapo të dalin, duke ngritur frikën e një vale të dytë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar që të dhënat e mbledhura përmes aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve të ruhen vetëm në telefonat e vetë përdoruesve dhe ato të kodohen.  France 24 / bota.al

Share: