Lajm i mire, shërohen edhe dy mjekë nga koronavirusi, del përgjigjja përfundimtare

Kryesore Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi janë shëruar nga koronavirusi.

Sipas saj, po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

 

Postimi i Manastirliut 

mjeke

#LajmetëMira për stafet mjekësore ?

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19??

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19.

248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA

Share: