Rama premton një fashë të re orari: Përfitojnë ata që punojnë me turne, baret dhe restorantet do hapen të fundit

Aktualitet Kryesore Sociale

Kryeministri Edi Rama tha se do të lejohet lëvizja me makinë private për të shkuar në punë.

Me një komunikim në facebook, kryeministri u shpreh se lëvizja do të lejohet vetëm në orarin e  përcaktuar, 05:00-08:00 për të shkuar dhe 16:00-17:30 për t’u kthyer, ndërsa shtoi se sot mund të jetë gati edhe aplikimi i ri.

Rama shtoi se në aplikim do të shtohet edhe një fashë e veçantë për ata që punojnë me turne.

 

Fasha orare e lëvizjes me makinë private për në punë, do t’i lejojmë dhe po bëhemi gati sot mbase do tju paraqesim dhe një aplikim shumë të thjeshtë për të hequr ato strese e vështirësi të natyrshme, në mënyrë që kush ka automjet privat të shkojë në punë, por brenda fashës orare, jo të marrë automjetin për në punë e të bjë xhiro nëpër qytet. Do të lejojmë lëvizjen e automjete private për në punë, por brenda fashës orare, 05:00-08:00 për të shkuar dhe 16:00-17:30 për t’u kthyer. Në aplikim do të ketë edhe një fashë të veçantë për ata që kanë punën me turne“, tha Rama.

 

“Restorantet dhe baret janë të fundit që do hapen. Më vjen keq por është e pamundur ndryshe”, – u shpreh Rama.

Share: