Vorea Ujko është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, ka lindur në fshatin Frasnita (Frascineto, Kalabri, Itali) më 1931. Ai ka qënë prift si dhe ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë në Firmo.
Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht të gjithë poetët e rinj arbëreshë, që t’i afrohen gjuhës së sotme shqipe.
Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë. Ai është pasardhësi i shkrimtarëve arbëreshë të shek. të 19të De Rada dhe Serembe, krijimet e të cilëve ai i njihte mirë dhe i admironte. Në krijimtarinë e Ujkos vihet re jo vetëm ndjenja atdhetare dhe romantike për Shqipërinë, veti kjo e shkrimtarëve shqiptarë në mërgim, por edhe ndjenja e forte e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit Ballkanas, edhe pse ata kishin pesëqind vjet në dhe të huaj.
Vorea Ujko vdiq në një aksident automobilistik më 26 janar 1989.
Ne vijim, po paraqesim disa nga poezite e tij:
Vetmi
Qytetet janë kuvende
ku na jetojmë pa thirrje
në vrull të maqinave
e në njëmijë antena
askush s’e merr
thirrmën time për shpëtim.
Kur unë të bie përdhe
i zhytur në gjak,
do të jem vetëm një maqinë
që ngatërron trafikun
e do të dëgjoj fishkëllimën
sepse jam nën kundravajtje.
Do të bëj miqësi
me qenin rrugaç
që takovan në periferi
Moment Arberesh
E dua kumbonaren bizantine
ne mes te qiellit te kaltert
qe pingultaz zbret ne shpirtin tone
ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje
dhe vajza e endrravet
bisedon kokulur
Ne pragun e deres
Keshtu pergjumshem e vetmitar
me vijne para sysh
levizjet e femijnise
dhe fytyra fatkeqe e Garantines
Dhe arrin nga largesia e hijevet
troku i kalit te Konstantinit
qe qaset me shpatulla vdekje
Dhe nje jehone arbereshe
deperton ajrin e zemren
e ngjitet perpjete si mister
me flatrat e veta te lehta
e rrok kacavarset e murit
rrok heshtjen
rrok gjakun tim
Ulqini
E zgjedhur
ne veshtrim te pare
e stolisur per mua
per nje mbremje vallzimi
Nata jote nje dite
dita jote nje jete!
E jeta ime rrumbullake
shtrihet mbi aventuren e valeve
duke harruar gryka ankthi
te perhapura ndaj meje
Neper rruget e tua
une gjeta rruget e mia
e shkova posi enderr
ne shkelqimet e dites
ne hije te mbremjes
Degjova kenge te fjetura
qe me celen buzen
dhe drodha valle
me hapa femijnie
ne nje amfiteater te pakufishem
perballe horizonteve te papritura
Por ti je nuse apo moter?
Shtepi ku une mora
fryme tek ti do te kthehem
qe ta shuaj etjen e shpresave
ta fuqizoj ndiesine e vellezerve
Burimi
Duke ndjekur gjurmët e stërgjyshëve
kam ecur pesëqind vjet
me këngë arbëreshe në buzë
e sot ua gjej burimin
dhe i lisave, i erërave
i fshatarëve, i punëtorëve
un jam vëlla.
E shenjtë kjo tokë,
i shenjtë ky qiell
e nga të gjithë unë ndihem i mbrojtur
dhe juve jua fal këngën time.
Natyrë
Tek vrapoja me nëntëdhjetë
u ndesha me një bagëti.
Ndala sa të kalonte
e nga xhami i makinës
unë vështroja fushën e blertë
dhe malet me borë përpjetë.
Më arriti në flegrën e hundës
aroma e deleve
e më kapi një lakmi
jete të thjeshtë.
Nëse do të kisha qenë më i guximshëm,
do ta kisha lënë makinën
për të ndjekur delet
bashkë me barinjtë.
Çfarë këngësh,
midis malit dhe fushës.
Këndova brenda makinës
gjatë tërë udhëtimit.