Edhe pse shqipja si gjuhë është ndër gjuhët më të vjetra në botë, fjalori i parë shpjegues i mirëfilltë për gjuhën shqipe është botuar vetëm në vitin 1954, nga Intituti i Shkencave.
Është një fjalor i tipit të vogël me rreth 25.000 fjalë.
Fjalori mbështetet në një bazë të gjerë kombëtare dhe përfshin mjaft fjalë e variante krahinore.
Në fjalorin e gjuhës shqipe bëhen edhe përpjekje për të përcaktuar normën letrare në leksik, për të dhënë disa ngarkesa stilistike të fjalëve dhe për të treguar përdorimin e tyre. Ka shërbyer si vepër leksikografike themelore për gjuhën shqipe.
Ky fjalor shënon në leksikografinë shqiptare fillimin e periudhës së hartimit të fjalorëve shpjegues kombëtarë e normativë të gjuhës së sotme shqipe.
Është ribotuar edhe në Prishtinë (1965).
Fotoja e kopertinës së ketij fjalori gjendet më poshtë.