Në emisionin e mbrëmjes së kaluar të Arian Çanit u diskutua për shtëpinë ku është zhvendosur kreu i PD-së Lulzim Basha.
Gjatë emisionit “Zonë e lirë”, Basha i ka dërguar një mesazh moderatorit dhe ka mohuar që akuzat të jenë të vërteta.
“Çani nuk po të ndjek, por më thanë që paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë. Banesa nuk është e Papulit, nuk kam lidhje me të dhe as me ndonjë oligark tjetër. Përkundrazi do të vazhdoj luftën tim kundër time tyre. Ti si gazetar e kishe të lehtë ta verifikoje para se të bëheshe pjesë e gënjeshtrës kundër meje dhe familjes time”, thuhej në mesazhin e Bashës, të cilin Çani e lexoi “live” dhe i tha iu përgjigj duke thënë: Mos Lul mos, nuk thashë gjë.
Kujtojmë se prej disa ditësh po qarkullon lajmi se kryedemokrati Lulzim Basha ka ndërruar banesë duke shkuar në një zonë periferike në kryeqytet, në rezidencat luksoze të Long Hill ndërtuar nga Gon Papuli.
PD përgënjeshtoi akuzat, duke thënë se Basha është shpërngulur se shtëpia e tij ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe është në rikonstruktim, ndërsa Bashkia e Tiranës deklaroi se banesa e kreut të opozitës nuk pati dëmtime.