Shifra tronditëse nga SHBA, 2035 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë, 500 mijë të infektuar

Kryesore Rajon/Botë

Janë mbi gjysmë milioni njerëz në SHBA të infektuar nga koronavirusi, sipas Worldometers. Në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 2035 të vdekur në të gjitha shtetet, ndërkohë janë 33 752 raste të reja me COVID-19.

Në total, numri i personave të prekur është 502 876. Të shëruar janë 27,314 persona dhe viktima nga koronavirusi 18,747. New Yorku mbetet shteti më i prekur me 172,358 raste. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Share: