Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numeron nje sere problemesh qe mund te behen pengese serioze ne kete proces te rendesishem.
“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, ka thene Basha.
Sipas tij, demokratët kane mbeshtetur reformën ne drejtësi, por eshte qeveria ajo qe sipas tij, “minuar, shkelur dhe abuzuar” me kete proces.
“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, citohet te kete thene Basha.