KE: I kërkojmë falje Italisë, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Evropa, nuk e ndihmuam kur kishte nevojë

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Presidentja e Komisionit Evropian i ka dërguar një kerkese “falje të përzemërt” për lënien e Italisë në baltë gjatë nisjes së epidemisë së coronavirusit.

“Po është e vërtetë që askush nuk ishte me të vërtetë gati për këtë,” – tha Ursula von der Leyen Parlamentit Evropian të enjten në mëngjes.

“Eshtë gjithashtu e vërtetë që shumë nuk ishin atje në kohën kur Italisë i duhej një ndihmë që në fillim. Dhe po për këtë, është e drejtë që Evropa si e tërë të kërkojë falje” deklaroi Von Der Leyen.

Ndërsa Italia u përpoq të kontrollonte shpërthimin në fillim të marsit, Franca dhe Gjermania vendosën kufizime në eksportin e maskave të fytyrës , përkundër paralajmërimeve nga Komisioni i BE-së se veprime të tilla mund të minonin përgjigjen kolektive ndaj virusit.

Share: