Presidenti Thaçi bën gabime gjuhësore te medaljet e meritave

Gjuhësi

Presidenti Hashim Thaçi në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka “lëshuar dorën” në ndarjen e medaljeve presidenciale të meritave për personalitetet që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme. Së fundi ai u ka ndarë medalje të tilla edhe disa këngëtarëve.

Por, në njërën nga këto medalje, të cilën e posedon portali “Zëri.info”, janë lëshuar gabime trashanike gjuhësore.

Në të thuhet se: “‘Medalja Presidenciale e Meritave’ i jepet për kontributin e dhënë në fushën e letërsi”, e jo të letërsisë, siç do të duhej të shkruhej.

/ZËRI

Share: