Nga selia blu, pas takimit me ambasadorin gjerman, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmeroi se ne javet ne vijim, pra me nisjen e shtatorit, do te shpaloset platforma si nje plan kombetar permes te cilit sipas tij do i jepet fund krizes politike ne vend.
Disa masa, një pjesë e kam bërë publike edhe në bashkëbisedimet e fundit dhe do ti nënshtrohet një debati të gjerë kombëtar me të gjithë faktorët e interesuar politike, shoqëror ekonomik, përfshirë intelektualët, mediat dhe botën ekonomike”, tha lideri i demokratëve.