I riu që u qëllua sot me plumb në kokë ishte punëtor i objektit në rikonstruksion

Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë Tiranën, teksa është qëlluar më plumb në kokë një i 30-vjeçar, në rrugën “Myslym Shyri”.

Sipas gazetareve, i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ka qenë punëtor i objektit që po rikonstruktohet në “Myslym Shyri”.

Në njoftimin e policisë, thuhej se plagosja me armë zjarri ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur.

Share: