“Borxhet e mia …”
Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe,
s’është asgjë mbytja në lumë, a në dhomat e gazit.
I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën,
i kam borxhe krimit që s’i vura emër.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr
i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët,
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.
Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vdekurve;
gurin e varrit e shes
të laj borxhet.
Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni,
per borxhet qe me keni ju…
Xhevahir Spahiu