SIPAS ISHP-së, vapa ndikon në shtimin dhe përkeqësimin e simptomave depresive, agresionit, si dhe problemeve me djersitjen e tepërt dhe mungesën e saj. Këshillat që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin
Ndër kategoritë që duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë ditëve të nxehta janë edhe personat me probleme të shëndetit mendor. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se tek kjo kategori pacientësh, vapa shton ndërlikimet në shëndetin mendor, të cilat manifestohen me simptoma të ndryshme. Sipas tyre, shqetësimet mund të shfaqen me shtim dhe përkeqësim të simptomave depresive, shtim të agresionit, djersitje të tepruar, problemeve me sjelljen, etj. Kjo problematikë haset edhe tek personat që nuk janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, edhe përdorimi i disa medikamenteve mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore. Konkretisht bëhet fjalë për medikamentet antidepresive, të cilat çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit, antihistaminikët që ndikojnë në aftësinë e trupit për t’u djersitur, dhe betabllokuesit që merren për të kontrolluar HTA-në që ndikojnë në djersitjen e trupit. Përdorimi i tyre duhet të bëhet me shumë kujdes dhe vetëm sipas rekomandimeve të dhëna nga mjeku juaj specialist. Të gjithë ata që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor duhet të konsultohen me mjekun e familjes, apo me specialistin për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta të stinës së verës. Në vijim të shkrimit gjeni gjithçka duhet të dini rreth ndikimit që shkakton vapa tek kjo kategori personash, si dhe disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese, të cilat nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të përditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.
Përkeqësimi i simptomave depresive
Pacientët që vuajnë nga depresioni përballen me simptoma më të rënda gjatë stinës së nxehtë. Sipas shumë studimeve, vapa mund të ndikojë në shtimin dhe përkeqësimin e simptomave të depresionit. Studiuesit kanë vënë re se, në temperaturën mbi 26.7°C rritet numri i shtrimeve në spital për probleme të sjelljes dhe të shëndetit mendor. Problemet për të cilat shtrimet shtohen përfshijnë sëmundjet organike, problemet e shëndetit mendor, demencat, problemet afektive, neurotike, problemet e lidhura me stresin, çrregullimet somatoforme, problemet e senilitetit, etj. Po ashtu, studimet në rang botëror kanë parë një rritje të vdekshmërisë te personat e grup-moshës 65-74 vjeç të diagnostikuar me skizofreni, çrregullim skizotipal dhe çrregullim deluzional, si dhe te pacientët e diagnostikuar me demencë.
Ndërlikimet në rritje edhe tek popullata e padiagnostikuar
Kur vapa është shumë e madhe, edhe te popullata e padiagnostikuar vihet re një shtim i simptomave të Çrregullimit Afektiv Sezonal. Vapa ul funksionimin e hormoneve të tiroides, gjë që shkakton rënie të energjisë, stimulon prolaktinën, e cila nga ana tjetër frenon efektet e dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me ndjenjat pozitive. Të gjitha këto janë simptoma të depresionit. Prandaj, gjatë vapës kushtojini vëmendje gjendjes shpirtërore dhe vini në përdorim aftësitë tuaja përballuese.
Mund të ketë shtim të agresionit!
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë më tej se në temperatura të nxehta ka një rritje të agresionit te personat e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, si dhe në popullatën e përgjithshme. Studiuesit e shpjegojnë këtë më prishjen e balancës së neurotransmetuesve, gjë që sjell vështirësi në funksionimin e trurit. Mënyra se si funksionon truri ka impakt në mënyrën se si ndihemi apo funksionojmë. Truri ndihmon në mbajtjen e ankthit nën kontroll, dhe kjo shpjegon përse në vapë është më e vështirë të kontrollohet ankthi.
Në rritje edhe problemet me djersitjen
Gjithashtu bëhet e ditur se tek kjo kategori pacientësh I nxehti shkakton edhe djersitje të tepruar, ose edhe mungesë të saj. Disa medikamente psikiatrike, medikamentet për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, për trajtimin e ftohjes dhe alergjive mund të pengojnë djersitjen, e cila ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit. Rrjedhimisht, pacientët që marrin medikamente të tilla mund të jenë në rrezik për temperaturë të lartë, e cila mund të jetë fatale. Nga ana tjetër, alkooli dhe kafeja mund të shkaktojnë dehidratim. Duhet patur në konsideratë nëse medikamenti ndikon te djersitja pasi kjo mund të jetë e rrezikshme nga ana shëndetësore, por ka ndikim edhe në gjendjen psikologjike.
Somarjo 1
Kur vapa është shumë e madhe, edhe te popullata e padiagnostikuar vihet re një shtim i simptomave të Çrregullimit Afektiv Sezonal. Vapa ul funksionimin e hormoneve të tiroides, gjë që shkakton rënie të energjisë, stimulon prolaktinën, e cila nga ana tjetër frenon efektet e dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me ndjenjat pozitive. Të gjitha këto janë simptoma të depresionit. Prandaj, gjatë vapës kushtojini vëmendje gjendjes shpirtërore dhe vini në përdorim aftësitë tuaja përballuese.
Somarjo 2
Përdorimi i disa medikamenteve mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë. Përshembull medikamentet antidepresive çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit, antihistaminikët ndikojnë në aftësinë e trupit për t’u djersitur, dhe betabllokuesit që merren për të kontrolluar HTA-në ndikojnë në djersitjen e trupit.
Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?
- Shmangni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11:00-17:00.
- Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe me ngjyra të hapura.
- Mbani në kokë kapelë ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.
- Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperatura në
- shtëpi duhet të jetë 25°-27° Celsius.
- Freskohuni herë pas herë me ujë të freskët për të ulur temperaturën e trupit, duke bërë
- dush ose duke u lagur me peceta në krah, në qafë dhe në ballë.
- Pini mjaftueshëm lëngje ose ujë edhe nëse nuk keni etje.
- Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
- Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.
- Ruajini ushqimet në frigorifer.
- Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.