Njëzet persona kanë humbur jetën ndërsa 47 të tjerë janë plagosur në Kajro të Egjiptit nga një sulm terrorist pranë një qendre spitalore.
Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Ministria e Brendshme egjiptiane tha se ky ishte sulmi më vdekjeprurës në më shumë se dy vjet në Kajro.
Një makinë me eksploziv u përplas me tre të tjera në Nile Corniche të Kajros, duke shkaktuar një skenë kaotike, që filimisht u raportua si aksident.
Ministria e Brendshme fajësoi një grup kryengritës vendas Hassm për shpërthimin.
Por nuk është saktësuar nëse sulmi ishte menduar të ndodhte aty ku ndodhi përplasja apo nëse eksplozivët po transportoheshin për një sulm diki tjetër.
Grupi ka kryer më parë një seri sulmesh që synojnë forcat egjiptiane të sigurisë.
Presidenti i vendit u dërgoi ngushëllime familjeve të të vrarëve duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e dëshmorëve të vrarë në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar ai për viktimat në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale.