Gazetari Artan Hoxha: “Përgjimet te BILD i ka shpërndarë Adriatik Llalla”

Sociale

Gazetari investigativ Artan Hoxha të hënën deklaroi se Ilir Meta e di mirë se çfarë po gatuhet për të. I ftuar në “Real Story” në Vizion Plus, Hoxha tha se Presidenti ka një hall të madh. Sipas tij, Meta e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të.

 

“Çfarë i ndodhi Presidentit që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës?”, u shpreh Artan Hoxha.

Më tej, gjatë debatit, duke folur për përgjimet e Bild, gazetari Hoxha tregoi edhe një detaj tjetër interesant, që lidhet me njeriun që i shpërndau ato. Sipas gazetarit Artan Hoxha, nuk është Prokurori Besim Hajdarmataj ai që i ka çuar përgjimet te gazeta gjermane, por, sipas tij, ato i ka shpërndarë ish-kryerprokurori Adriatik Llalla.

“Përgjimet i ka nxjerr Adriatik Llalla. Nuk e ka bërë Besim Hajdarmataj, i ka bërë Adriatik Llallal, ai kishte akses tek ato”, tha Artan Hoxha. Gjithashtu, lidhur me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe kryesisht të Prokurorisë Speciale (SPAK), e cila do të hetojë krimet e politikanëve, Artan Hoxha shprehet se për ky institucion nuk do të ketë rradhë, por hetimi do të fillojë me atë që kapet në flagrancë.

“Në momentin që fillon punën SPAK, aty nuk ka rradhë për hetimet. Hetimi më i shpejtë është për atë që kapet në flagrancë”, u shpreh Artan Hoxha

Share: