“Një ëngjëll i zjarrtë”- Mediat ndërkombëtare japin vlerësime të jashtëzakonshme për sopranon shqiptare

Kulturë

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka mahnitur kritikët dhe mediat me interpretimin e saj në operën e Donizzetit “Anna Bolena”.

“The Economist” e ka quajtur “Një ëngjëll i zjarrtë” Ermonelën pas interpretimit të të saj me rolin kryesor të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Gjithashtu revista ka shkruar se sopranoja shqiptare: “e njohur për të hapur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë.”

Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar, “e njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa “Financial Times” shkruan “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj

Jaho është një nga emrat e artit në Shqipëri që po bën krenar gjithmonë e më shumë vendin tonë.

Share: