Nënkryetari i PD Edi Paloka në një komunikatë për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë sot në panik. Paloka nënvizoi se ata po terrorizojnë qytetarët, duke shtuar se nuk do jetë e largët dita kur ata dhe policia që zbaton urdhra kriminalë do përgjigjen para ligjit.
“Shqipëria është sot vendi i vetëm anëtar i NATO-s me të burgosur politik, me persona që përndiqen vetëm pse janë kundërshtarë politikë, vetëm pse dalin kundër Ramës, kryeministrit të zgjedhur nga krimi i organizuar. Opozita dënon me forcë ndalimin e protestuesve. Janë me dhjetëra persona të ndaluar. Rama dhe Lleshaj kanë qëllim që të terrorizojnë qytetarët.
Që prej 16 shkurti, Edi Rama është një kufomë politike. Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar deri më sot janë të ndaluar nga policia, janë sot të lirë sepse kanë qenë të pafajshëm, kanë qenë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre. Rama ka urdhëruar policët, urdhëron prokurorët deri te gjykatës militant si Arben Micko.