Tragjike në Rumani, humbin jetën oficeri i policisë shqiptare dhe bashkëshortja

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rumani ditën e sotme. Mësohet se oficeri i kontaktit Ervin Dervina dhe bashkëshortja e tij kanë ndërruar jetë në një aksident.

41-vjeçari ishte në detyre si oficer pranë Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore SELEC.

Njoftim për shtyp i Policisë së Shtetit:

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share: