Dhunë në protestën e së hënës? Basha paralajmëron: Edi Rama do të marrë përgjigje

Aktualitet Kryesore Politikë

Opozita protestoi para Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar mbrëmjen e djeshme.

 

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk ngurroi të paralajmëronte se  në protestën e së hënës çdo akti dhune, sipas tij nga policia e krimit, do t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale.

“ Populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen. Opozita nuk ndalet. Javë pas jave, e muaj pas muaji që nga dita kur Rama mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti është i pari që ra, në ato karrige janë ulur fundërrinat, ata që janë zgjedhur me duart e krimit. Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, demokratët e socialistët, por llumin që ka marrë peng këtë vend. E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grupi kriminelesh. Në vend është instaluar junta e krimit, i ka orët e numëruara. Maduro e Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës që vuri dje në lëvizje në turmën e protestuesve paqësore, i shërbeu Edi Ramës vetëm për të treguar se i vetmi njeri i interesuar për dhunë është Maduro i Ballkanit që do marrë përgjigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar. Nesër do marrë përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar. Asnjë nga bijat dhe bijat tanë nuk do qëndrojnë në kthetrat e drejtësisë së kapur, që do t’i çlirojmë nga urdhrat politikë. O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar, për liri e demokraci”, u shpreh Basha.

Share: