Kryemadhi elozhe Metës: Një makineri politike e vështirë për ta ndalur

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë sot një intervistë për News24 ku ka folur për situatën në vend dhe aksionin opozitar. Kryemadhi është shprehur se mungesa e dialogut mes palëve vjen për shkak të arrogancës së kryeministrit. Ajo thekson se zgjidhja e krizës bëhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe flet për “përballje me bishën”.
Sa i përket mendimee ndryshe mes opozitarëve, Kryemadhi shprehet se do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit. Ajo mohon se ka përçarje në opozitën e bashkuar.

Kryetarja e LSI-së deklaron më tej se raporti i OSBE-ODHIR, legjitimon akuzat e opozitës. “Raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit është i shkruar e zezë mbi të bardhë dhe me thënë të drejtën është një ferman i tmerrshëm për again tonë që kemi sot në krye të qeverisë për të kuptuar se ku është sot shoqëria shqiptare dhe ku janë sot institucionet e shtetit. Raporti i OSBE-ODIHR është një raport i cili për hir të së vërtetës jo vetëm që legjitimon të gjitha akuzat po themi dhe pretendimet e opozitës por është një raport i cili do të jetë sot në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha duhet një reflektim i menjëhershëm nga mazhoranca nëse do të duam që Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së në 2020 sepse nuk e di se çfarë do t’i ngelet atij që do të drejtojë Presidencën e OSBE-së në 2020 kur një shtet tjetër mund t’i thotë që shkoni dhe bëni zgjedhje për veten tuaj të lira dhe të ndershme, dekriminalizoni procesin e votës, të votimit në Shqipëri dhe pastaj eja dhe flisni dhe na jepni rekomandime ne”, thotë ajo.

Share: