VIDEO/Një muaj pas vrasjes së Admir Muratajt në Rinas, gazetari zbardh dëshmitë konfidenciale të policëve që e ndoqën

Aktualitet Kronikë

Kur po bëhet plot 1 muaj nga grabitja e bujshme në Rinas dhe vrasjen pas saj të Admir Muratajt, ende nuk ka një përgjigje se kush e vrau atë, ashtu sikurse nuk dihen ku kanë shkuar rreth 6 milion eurot e grabitura.

 

Pas gati 30 ditësh nga ngjarja, gazetari Artan Hoxha zbulon për Top Story në Top Channel edhe dëshmitë konfidenciale që ai ka siguruar nga efektivë të policisë që kanë qenë në ndjekje të grabitësve.

“Punonjësit e policisë, nga deklarimet që kam marrë personalisht kanë thënë që nuk kemi patur fushëpamje, jemi munduar ta shohim vendngjarjen prapa, që a kanë mundësi, në fakt duket jashtëzakonisht e vështirë të kenë pasur fushëpamje”, tregon Artan Hoxha.

Në këtë mënyrë, rezulton se Admir Murataj ishte pozicionuar mirë në zonë, i fshehur nga plumbat e policisë.

 

Share: