Bamir Topi: Ku vë këmbën Edi Rama, nuk lindin gjallesa

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-presidenti, Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në një intervistë ku ka rrëfyer marrëdhëniet me Sali Berishën dhe Edi Ramën dhe librin autobiografik që ka publikuar.

 

Topi ka bërë në emision, dhe një përcaktim për kryeministrin Edi Rama.

Nga 2008, deri në vitin 2019, kemi një sundim bipolar të këtyre individëve [Berishës dhe Ramës]. Ka qenë një aktor, Bud Spencer dhe ka patur një titull filmi, “Këmbëmadhi”.

Aty ku vinte këmbën Bud Spence, nuk lindnin gjallesa. Flas për aktualin. Për Ramën kam patur një mendim tjetër, si një djalë qytetar.

E kam parë si një njeri të përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit“, u shpreh Topi.

Gazetari Ylli Rakipi dhe Topi kanë debatuar , lidhur me rolin e Sali Berishës ne Partinë Demokratike dhe mënyrën se si Berisha i caktonte detyrat pa garë.

Rakipi tha se Topi e quan Berishën një njeri autoritar, por se ka qenë pikërisht ai që i ka caktuar të gjithë postet që ka mbajtur.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Berisha ju ftoi në parti, pasi kishte përzënë shumë figura, Pashkon, Prec Zogajn, etj. Pasi ju thirri Berisha, pas vitit 1996, ju u bëtë ministër. Më pas ju ndenjët me Berishën në disa pozicione, nën Berishën. A e dinit ju zoti Topi, që në kohën kur udhëhiqte Berisha, ishte Berisha dhe 100 vende bosh?

Bamir Topi: Nuk duhet paragjykuar kështu. Unë nuk isha infektuar nga konjukturat. Unë u futa në politikë me një dilemë shumë të madhe, nëse duhet ta lë karrierë shkencore apo jo. Nuk kam patur asnjë lloj keqardhje nëse do humbisja zgjedhjet në 1996.

Unë u bëra ministër me vullnetin e zotit Berisha, pasi kisha fituar në një zonë elektorale shumë të vështirë.

U futa në politikë, pasi kisha përfunduar një karrierë akademike. Shkova atje me titull profesor, doktor. Parlamenti i vitit 1996, mbetet parlamenti më i mirë i të gjithë kohërave.

Ylli Rakipi: Ndenjët 20 vjet me Sali Berishën. Përse?

Bamir Topi: Së pari isha fare i ndershëm kur thashë ishte një ftesë e Berishës. I kam thënë arsyet përse ishte kjo bashkëjetesë. Ishte viti 1997, që më motivoi fort.

Njeriu kur futet në politikë, atëherë do vazhdojë edhe lojën e vetë.

Nuk mund të jetë dependent i zgjedhjeve të të tjerëve.

Ylli Rakipi: A ishte Berisha një lider autoritar?

Bamir Topi: Ai ka qenë autoritarist. Por, cfarë mendoni ju? Njeri që ishte jashtë parashikimeve, për të parë sa i nevojshëm është njëri apo tjetri? Ka qenë një lloj bashkëpunimi i nevojshëm.

Ylli Rakipi: Ju tani thoni që Berisha është autoritar, por ju keni ndenjur 20 vjet me të.

Bamir TopiKush është problemi më i madh i Shqipërisë që nga viti 1990? Prona. Përvec pronës, është motivimi politik.

Ylli Rakipi: Ju keni ndenjur sepse Berisha ju është dashur dhe atij i jeni dashur ju.

Bamir Topi: Jo pa garë, ka patur garë në parti.

Ylli Rakipi: Vetëm në kohën tënde paska patur garë?

Bamir Topi: Kur unë jam zgjedhur, ka patur një rivalitet mjaft të fortë, mes meje dhe Fatos Bejës, ka patur garë.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka thënë “ju do të jeni kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetari i partisë”.

Bamir Topi: Fatos Beja ka qenë një personalitet. Ka patur garë.

Share: