Sot opozita do të bllokojë rrugët në 12 qarqe të vendit/ Basha: Shpallim detyrat e qeverisë tranzitore

Aktualitet Politikë

Rrugët e vendit këtë të enjte do të bllokohen në 12 akse nga protestues të ish-opozitës parlamentare për 2 orë.

Detajet e këtij veprimi kryedemokrati Basha i ndau me aleatët e tij pasditen e së mërkurës në selinë blu, ndërsa më herët ditën e nisi me një vizitë në zyrën e Monika Kryemadhit  në selinë e LSI.

Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.  Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.  ”– tha Lulzim Basha.

Edhe pse mbështesin përshkallëzimin e qëndrimit, aleatët e Bashës kërkojnë zgjidhje përmes dialogut, por kryedemokrati është kundër uljes në një tryezë me Ramën.

5 aleatët e Bashës i  kanë kërkuar Presidentit të thërrasë tryezën e partive, por përpjekja për të zgjidhur me dialog  krizën  politike  mesa duket  ka hasur në pengesën e parë brenda vetë radhëve të opozitës.

Share: