(VIDEO) Zv-ministrja e Arsimit e bën lëmsh fjalimin dhe pastaj ia plas të qeshurit edhe vetë

Politikë

Zv/ministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu, teksa është munduar të japë një këshillë, duke përdorur një fjalë të urtë,  është bërë lëmsh dhe ka ngatërruar edhe proverbin.

“Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”, tha ajo gjatë një aktiviteti.

Por edhe vetë e ka kuptuar gafën, dhe ka qeshur.

28- vjeçarja u emërua zv/ministre në vend të Besa Shahinit, e cila mori postin e Lindita Nikollës.

Në eksperiencat e mëparshme të Lorena Haxhiut janë prezantime programesh televizive apo spektaklesh dhe një periudhë e shkurtër si drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit.

Lorena Haxhiu on Vidnews.

Share: