Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur përmes një postimi në facebook, reagimit të kryeministrit Edi Rama për njollosjen me bojë të godinës së Ministrisë së Brendshme. Rama e quajti veprimin e protestuesve të opozitës si produktin më të mirë për nxirjen e Shqipërisë në Botë, por për demokratin Bardhi, Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.
“ Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.
