Protestat e njëpasnjëshme të opozitës joparlamentare kanë edhe një kosto ekonomike për taksapaguesit shqiptarë.
Sipas disa shifrave të publikuara nga gazeta “Shqiptarja” bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe të Bashkisë së Tiranës deri më sot protestat e dhunshme të PD-LSI u kanë kushtuar shqiptarëve 640 milionë lekë.
Vetëm Policisë së Shtetit protestat e deritanishme i kanë kushtuar 61 838 138 lekë, pajisje të dëmtuara nga dhuna e protestuesve, ku përfshihen kamera trupi policie, mburoja plastike, skafandra, xhama etj.
Për çdo protestë të opozitës janë angazhuar mijëra punonjës policie jashtë orarit zyrtar të punës. Kostoja e orëve shtesë sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, është 60,361,538 lekë.
Vetëm për periudhën shkurt-prill, janë angazhuar 14.182 punonjës policie, ndërsa llogariten 103 504 orë shtesë.
Dëmi që kanë shkarkuar protestuesit sipas shifrave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, është 2 539 834 lekë dhe konsiston në shkatërrimin e shtyllave ndriçuese, gjelbërimit, pemëve etj.
Pjesë e dëmit janë dhe fasadat e godinave shtetërore, sidomos fasada e Kryeministrisë.