“Kush do t’i japë gji Aleas?”- Familjarët sërish protestë për vdekjen e gruas pas lindjes

Sociale

Sot në orë 10.00 para godinës së Maternitetit të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan ,familjarët dhe të afërmit e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë tri ditë më parë pas lindjes së fëmijës kanë protestuar për të ndjerën.

Me pankarta në duar dhe thirrje, ata nuk kursejnë akuzat për mjekët të cilët i cilësojnë vrasës dhe njerëz që marrin shpirtrat e njerëzve.

“Kush do t’i japë gji Aleas. “-lexohet në një pankartë.  “ Siç i iku jeta mbesës sime, ashtu do i iki jeta edhe atij doktorit.”- u shpreh njëra nga gratë e pranishme në protestë.

Para protestës ato i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen këtë të enjte për të protestuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kur zhvillohej seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për dy mjekët e arrestuar nga policia pas vdekjes së 25 vjeçares me banim në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Rexhina Debrova , ndërroi jetën pas një komplikacioni të rëndë,në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj e parë.

 

\BW

Share: