ME FOSHNJEN E SAPOLINDUR NË KRAH, FAMILJARËT E 25-VJEÇARES NGA ELBASANI PROTESTOJNË PARA GJYKATËS

Kronikë

Familjarët e 25 vjeçares Rexhina Debrova e cila ndërroi jetë 2 ditë më parë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, po protestojnë para Gjykatës së Elbasanit.

Me foshnjen e mbetur tashmë pa nënë, familjarët protestojnë para gjykatës ku ndodhen dy mjekët Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, kardiolog të cilët u arrestuan për vdekjen e 25-vjeçares.

Familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e së afërmes së tyre. ‘Duam drejtësi, të zbardhet e vërteta. Nuk duam të manipulohet e  vërteta’, shprehen familjarët e Rexhina Debrovës.

Dyshohet se një prej mjekëve është vonuar rreth 3 orë për të mbërritur në vendin e punës.

Bluzat e bardha thonë se vajza vuante nga trompoza në mushkëri që i shkaktoi infarkt në zemër.

kkakaak.jpg

 

 

Share: