“Tjetër vetëvrasje politike’,Rama reagon për koalicionin opozitar

Aktualitet Kryesore Politikë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar të PD së bashku me partitë aleate, reagon edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama e cilëson këtë kualicion një vetëvrasje politike. Kreu i Qeverisë thekson se humbësit nuk do e marrin peng vendin.

E.r Twitter

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike!

Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen.

Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.”-shkruan Rama.

Share: