BD e Patozit me logo si PD, ja ish-demokratët pjesë e bordit

Aktualitet Kryesore Politikë

E regjistruar pak më parë në gjykatë, Bindja Demokratike merr edhe hapin tjetër atë të dorëzimit në KQZ të kërkesës për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në deklaratën e parë të tyre ajo që bie në sy është logoja e Bindjes Demokratike, shumë e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Nuk dimë arsyen e një zgjedhje të tillë, por në fletën e votimit, një zgjedhës shqiptar do ta ketë të vështirë të dallojë logot nga njëra-tjetra. Ngjyra e fortë blu dhe B-ja në vend të P-së janë i vetmi ndryshim mes BD dhe PD.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se është krijuar edhe bordi i kësaj partie i përbërë nga ish-demokratë, ish-anëtarë të Kryesisë së Parisë Demokratike të lënë jashtë tashmë nga Basha. Mes tyre janë Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.
  • foto galeri

 

ZYRTARIZOHET BINDJA DEMOKRATIKE DORËZON KËRKESËN NË GJYKATË DHE KQZ
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë. Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë rma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj.

Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Share: