FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Milot-Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë

 Për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Share: