Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi sot se vendimi i Parlamentit të Holandës për t’i rikthyer vizat shqiptarëve nuk e prek lëvizjen e tyre të lirë drejt këtij shteti.
Që kjo të ndodhë, tha i pari i qeverisë do të duhet të ketë mosplotësim të disa kritereve nga Shqipëria, të vuloset nga Komisioni Europian e më pas të kalojë nga KiE.
Janë disa kritere teknike, tha Kryeministri të cilat velërsohen nga Komisioni Europian dhe pikërisht ky komision ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100%, duke shtuar se pikërisht vendimin përfundimtar për heqjen e vizave e ka KE.
Rama tha më tej se nuk mund të gëlltiste, atë që e quajti “festën e nisur në Tiranë” nga opoizita.
“Ajo që nuk gëlltitet është festa në Tiranë. ata të dominuarit nga urrejta kanë humbur logjikën, kanë humbur disa vlera që politika shqiptare i ka ruajtur instiktivisht edhe në ditët e saj më të errëta. Kjo është një festë e neveritshme”,- tha Rama.