Mos u ngrys prej deshperimit,
Nese jeta te genjen
Hesht ne diten e mundimit
Rishmez dite e gazit vjen
Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi më 6 qershor 1799. Ai është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë ruse, themeluesi i letërsisë modern ruse, tregimtar dhe përfaqësues më i spikatur i letërsisë romantike europiane. Ai mbahet mend për veprën epiko-lirike Eugjen Onjegini dhe për dramën Boris Godynov. Pushkin u nda nga jeta më 10 shkurt 1837, në moshën 37 vjeçare.
Pushkini nuk ishte më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e veçanta të karakterit të tij jo të zakonshëm.Ai kishte jo vetëm flokë të zezë kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit të tij me pikëpamje konservatore. Në lice u krijoi probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër , ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse. Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.
Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull.
Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë , subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V.Belinski , u bë “deti” që mblodhi “lumenjtë e vegjël e të mëdhenj” të poezisë ruse.
Një dëshmi tjetër e kësaj është krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit , krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues. Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
“Boris Gudunov” , “Kalorësi koprac”, “Moxarti e Salieri”, “Mysafiri i gurtë”, “Gosti në kohë murtaje”, “Rusallka”.
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, “Boris Gudunov”dhe “Rusallka” mbajnë “pasaportë” ruse, kurse të tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë vepra të tilla që, siç pohon Belinski , “…ato (“Moxarti e Salieri”, “Kalorësi koprac”, “Mysafiri i gurtë” ) janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të thuash se janë të denja për gjeninë e vetë Shekspirit”.
Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga vetë Pushkini për botimin e “Boris Gudunov” shprehte synimin e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve që e levizën atë , këto vepra dramatike janë pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku “egocentrizmi tragjik” zë vendin kryesor.
Shalli i zi
Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti
I ri kur kam qene,plot vrull,guximtar
Nje greke te bukur e desha me zjarr
Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim
Por ishte i shkruar i zi fati im
Nje nate po pinja me miq ne gosti
Kur portes trokiti nje i lig jahudi
-cifuti me tha
I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra troditur te vij skllavi im
Dhe dolem.Vraponim mbi kuajt veri
Meshira me flinte ketu mu ne gji
Dhe porsa e pashe,oh,prakun e saj
Mu erren syte,mu mbushen me vaj
Dalldisur shoh vajzen qe mua sme ndjen
Ne krah e pushtonte plot afsh nje armen
Prape syte mu erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot se mbaroi
Kufomen e shtypa me kembe.Pastaj
Vajtova mbi vajzen,mbi gjoksin e saj
Kujtoj si po dridhej,si lutej ngadale
Me vdiq dhe kjo greke,me shkoi dhe ky mall
Dhe shallin ia hoqa,siu desh ai me
Celikun e thikes e fshiva me te
Dhe skllavi,kur nata gjithe gjurmet i humb
Kufomat e tyre i hodhi ne Danub
Qe ahere nuk puth me sy te bukur me,jo
Dhe nete gezimesh qe ahere nuk i njoh
…Veshtroj si i cmendur une shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti.
Te huajes
Ne gjuhe per ty te pakuptuar
Te fundit vargje te kushtoj
Por kete cast te mjergulluar
Vemendjen tende deshiroj
Gjersa i teri te venitem
Gjersa te digjem larg nga ty
Ti do te jesh nje yll i ndritur
Qe do te kem gjithmone nder sy
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se cte thosh ajo.
Pushkin
* * *
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.
Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete
Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
* * *
Sa ju kam dashur!Ndoshta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim..
Po une sdua qe prej dhimbjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim
I heshtu e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje e xhelozi dhe mall per ju…
Po kaq me dliresi ju dashurova
Sa,ah,ju dashte tjeter kush keshtu!
* * *
Une ju kam dashur:ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua
Por sdua qe tju kap ju merzia;
Tju pikelloj tani,jo,kurre sdua.
Ju desha heshtur fare dhe pa shprese
Munduar nga zilia,sjua thashe….
Ju desha aq sinqerisht e aq me bese
Sa dhente zoti nje tjeter kaq ju dashte.
Pushkin
* * *
Mos u ngrys prej deshperimit,
Nese jeta te genjen
Hesht ne diten e mundimit
Rishmez dite e gazit vjen
Zemra me te ardhem rron
Nga e sotshmja shqetesohet
Kur gjithcka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet.
Dhe zemra rrek e ngazelluar
Sepse per te u ngjallen sot
Hyjni,e vjershe e frymezuar
Dhe jete e dashuri e lot.
Lulja
Lulen e vyshkur dhe pa ere
Ne mes nje libri e veshtroj
Dhe shpirtin tim prape kete here
Nje varg me endrra ce zgjoi
Kur lulezoi?Cpranvere thua?
Lamtumira
Fytyren tende t fundmen here
Guxoj me mend ta ledhatoj
Guxoj te zgjoj ne zemr e cjerre
Me ndrojtje endrrat qe mu shtere
Dhe dashurine te kujtoj
Vrapojne vitet pa ndalur
Ndryshojme ne,ndryshon cdo gje
Ti per poetin je shuar
Me terrin e varrit je mbuluar
Dhe shoku yt per ty srron me
Pranoje,pra,nga zemr e tretur
Nje pershendetje plot renkim
Si nusja ime e ve mbetur
Si shok qe shokun puth i heshtur
Perpara nisjes n internim.