Meta, kundër Bashës e Kryemadhit: Kemi nxjerrë mesime nga viti ‘97. Djegia e mandateve më është dukur marrëzi

Aktualitet Kryesore Politikë

Presidenti Ilir Meta shprehet se të gjithë politikanët kanë nxjerrë mësime nga vitet 96-97′ dhe nuk duhet të kthehet vendi në atë pikë.

Këtë koment Meta e bëri një emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin, teksa fliste për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

‘Të gjithë kemi nxjerrë mësime nga 96-97’ dhe nuk do ta çojmë vendin në atë pikë. 

Duhen angazhime nga të gjithë për ta kthyer vendin në normalitet’, ka thënë Meta, ndërsa komentoi dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

‘Djegia e mandateve më është dukur gjithmonë marrëzi. E them këtë pa frikë. Por dhe bojkoti për mua nuk është zgjidhje.

Edhe pse Parlamenti dhe institucionet tona kanë mangësitë e tyre mund të punohet nëseka vullnet. Kam qenë gjithmonë i bindur se mazhoranca duhet të bënte përpjekje më të mëdha për dialogun me opozitën.

Si çëshjtjet për integrimin europian, por këtë nuk e kemi vënë re dhe më vjen keq se ishte komplet e evitueshme. Kjo na ka sjell në këtë përshkallëzim të krizës’, shtoi presidenti Ilir Meta.

Share: